Futboll

Tare konfirmon interesimin e Milanit për Xhakën e Jasharin

Igli Tare

Nuk është sekret që Milani është në bisedime me Granit Xhakën dhe Ardon Jasharin. Këtë e ka konfirmuar drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare.

Ai ka vlerësuar lart dy mesfushorët shqiptarë që luajnë për Zvicrën.

“Emrat që përmendët janë alternativa, lojtarë me vlerë të madhe, por në fund duhet të bëjmë zgjedhjen e duhur bazuar në atë që na nevojitet. Ne besojmë se është e rëndësishme të rrisim cilësinë e lojës së këtij ekipi”, tha Tare në një intervistë për “Sempre Milan”.

Tare gjithashtu ka konfirmuar transferimin e Luka Modriqit.