Futboll

Talenti Endrick e merr numrin e Mbappes

Endrick

Sulmuesi i talentuar i Real Madridit, Endrick, e ka marrë numrin 9 në fanellë nga superylli Kylian Mbappe. 

19-vjeçari e konfirmoi lajmin duke e publikuar një fotografi në llogarinë e tij në Instagram, pak pasi Mbappe e mori numrin 10-të pas largimit të Luka Modriqit në drejtim të Milanit. 

Cristiano Ronaldo e kishte mbajtur fanellën me numrin 9 në edicionin e parë 2009-10, ndërsa më pas e kishte ndryshuar me numrin shtatë. 

Edhe Karim Benzema për 12 vjet e kishte mbajtur fanellën me numrin 9, njësoj si ikona braziliane, Ronaldo, dhe legjenda e klubit, Alfredo di Stefano. 

Endrick është futbollist i Real Madridit prej vitit 2022, por ka luajtur për klubin mbretëror prej vitit 2024. 

Që nga vera e vitit të kaluar ai i ka shënuar shtatë gola në 37 paraqitje.