Ardit Tahiri me skuadrën e HJK Helsinkit e ka fituar Kupën e Finlandës.
HJK Helsinki në finale të shtunën e mposhti skuadrën KuPS me rezultatin 1:0.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGolin e fitoren për HJK Helsinkin e realizoi Teemu Pukki në minutën e 57-të.
Qendërsulmuesi Tahiri në lojë u inkuadrua nga minuta e 70-të.
Te KuPS-i u paraqitën dy futbollistët shqiptar Doni Arifi dhe Agon Sadiku.
Për 22-vjeçarin Tahiri kjo ishte paraqitja e tretë me fanellën e HJK Helsinkit.
Tahiri te klubi i madh finlandez u transferua në afatin kalimtar të verës në formë huazimi deri në fund të këtij viti nga Llapi.
Tahiri ka luajtur edhe për skuadra si Dinamo City, Drita e Besa e Pejës.