Të dielën fillon sezoni 2025/2026 në Superligën e Kosovës në futboll. Kështu ka shkruar të martën FFK-ja në faqen zyrtare.
Në program për xhiron e parë janë tri ndeshje. Takohen Dukagjini – Prishtina, Malisheva – Prishtina e Re dhe Drenica – Llapi. Ndërsa Drita dhe Ballkani nuk do të luajnë këtë fundjavë pasi kanë angazhime në arenën ndërkombëtare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKampionia e Kosovës, Drita, të enjten nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë e zhvillon ndeshjen kthyese ndaj FCSB-së, e vlefshme për raundin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës. Ndeshjen e parë, Drita e humbi në Bukuresht me rezultat 3:2. Ndërkohë Ballkani po ashtu të enjten nga ora 21:00 në Dublin e luan ndeshjen kthyese të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës ndaj Shamrock Roversit. Ballkani e fitoi 1:0 ndeshjen e parë në Prishtinë.
Ndërsa në Ligën e Parë nga ky edicion do të jetë 18 ekipe pjesëmarrëse dhe jo si në edicionet e fundit kur skuadrat ishin të ndara në dy grupe.