Bersant Celina ka shënuar supergol të dielën për skuadrën e AIK-ut.
AIK-u e mposhti në shtëpi Degerforsin me rezultatin e thellë 3:0. Kjo ndeshje i takoi xhiros së 15-të të elitës së futbollit suedez.
Celina me një goditje të fortë nga distanca në minutën e 92-të realizoi supergol për 3:0. Ai në lojë u inkuadrua në minutën e 73-të.
Për 28-vjeçarin Celina ky ishte goli i tretë i realizuar këtë edicion. Krahas tri golave ka kontribuar edhe me tri asistime.
AIK-u ka 32 pikë dhe renditet në pozitën e tretë. Degerforsi e zë vendin e 14-të me 13 pikë.
VIDEO:
Bersant Celina sätter dit nådastöten i den 92:a matchminuten! 3-0 AIK mot Degerfors! 🎯
📲 Se matchen på HBO Max pic.twitter.com/00fXba9kjJ