Sulmuesi i Bayern Munchenit, Nicolas Jackson, ka shkëlqyer të martën në fitoren e Përfaqësueses së Senegalit.
Senegali e nisi me fitore Kupën e Afrikës duke e mposhtur Botsuanan me rezultatin 3:0.
Jackson, që është i huazuar te Bayerni nga Chelsea, i realizoi dy gola.
Golin e parë e realizoi në minutën e 40-të. Ndërsa golin e dytë e shënoi në minutën e 58-të.
Realizatori i golit të tretë ishte Cherif Ndiaye në minutën e 90-të.
Ndeshja i takoi Grupit D.
Së bashku me Senegalin dhe Botsuanan në grup janë edhe Kongo dhe Benini.