Futboll

Suhareka bie nga Superliga

Suhareka

Suhareka nuk ia doli ta sigurojë mbijetesën në Superligën e Kosovës në futboll.

Suhareka në kuadër të xhiros së fundit barazoi 2:2 me Ballkanin. Suhareka kampionatin e përfundon në pozitën e parafundit me 42 pikë. Mbijetesën nuk e ka siguruar as Feronikeli 74 që është në vendin e fundit me vetëm 15 pikë.

Ballkani e mbyll edicionin në vendin e dytë me 62 pikë.

Bernard Karrica e kaloi në epërsi Ballkanin në minutën e 33-të. Ai ishte i saktë nga pika e bardhë. Karrica dhjetë minuta më pas u ndëshkua edhe me karton të kuq.

Suhareka shifrat i barazoi në minutën e nëntë shtesë të pjesës së parë pas autogolit të realizuar nga Gentrit Halili.

Valentin Serebe e kaloi sërish në epërsi Ballkanin 2:1 në minutën e 65-të.

Mevlan Zeka e barazoi rezultatin në 2:2 në minutën e 84-t.