Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Suarezi mund të kthehet tek Uruguai

Luis Suarez

Luis Suarez ka thënë se “nuk do t’i thoshte jo” rikthimit te Përfaqësuesja e Uruguait, nëse ftohet për Kupën e Botës.

Sulmuesi 39-vjeçar u pensionua nga përfaqësuesja në shtator të vitit 2024, pasi e kishte akuzuar përzgjedhësin Marcelo Bielsa se “e ka ndarë gjithë grupin”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nuk do t’i thosha jo përfaqësueses nëse ka nevojë për mua. Unë u pensionova për t’i bërë vend gjeneratës së re. Kam thënë diçka që nuk është dashur të them. U kam kërkuar falje atyre që është dashur”, ka deklaruar Suarez për agjencinë e lajmeve EFE.

Ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Liverpoolit i ka shënuar 69 gola në 143 paraqitje, ndërsa ka luajtur në katër Kupa të Botës për Uruguain, që prej vitit 2010.

Suarez tani është pjesë e Inter Miamit në ligën MLS.

Uruguai është në Grupin H me Spanjën, Arabinë Saudite dhe Kepin e Gjelbër.