Futboll

Stuttgarti shpreson t’ia shkaktojë Bayernit humbjen e parë

Bayerni

Te skuadra e Stuttgartit shpresojnë që t’ia shkaktojnë disfatën e parë këtë edicion Bayern Munchenit.

Bayerni pas 12 xhirove në Bundesligë ka 11 fitore dhe një barazim. Është lider me 34 pikë. Barazimin e vetëm e ka më 8 nëntor ndaj Union Berlinit.

Bavarezët të shtunën nga ora 15:30 luajnë në udhëtim te Stuttgarti. Kjo ndeshje i takon xhiros së 13-të të elitës gjermane.

Stuttgarti këtë edicion ka shtatë fitore, një barazim dhe katër humbje. Renditet në pozitën e gjashtë me 22 pikë.

Bayerni, Suttgarti dhe Borussia Dortmundi janë skuadrat e vetme që kanë shënuar në çdo ndeshje deri më tani në Bundesligë. 

Stuttgarti ka fituar pesë ndeshjet e fundit në shtëpi. Bayerni ka fituar dy përballjet e fundit kundër Stuttgartit.

Te Bayerni golashënuesi më i mirë është Harry Kane, kurse te Stuttgarti, Deniz Undav.

Ndërkohë të dielën nga ora 17:30 luajnë Dortmundi e Hoffenheimi.

Dortmundi ka 25 pikë në vendin e tretë. Hoffenheimi ka dy pikë më pak në pozitën e pestë.

Te Hoffenheimi luajnë tre futbollistët kosovarë Fisnik Asllani, Albian Hajdari dhe Leon Avdullahu.