Në shkurt të vitit 2024 kishte rinisur rinovimi i plotë i stadiumit “Adem Jashari” në Mitrovicë. Plani ishte që rinovimi të përfundonte për 22 muaj. Pra, më së voni në fund të vitit 2025.
Ai afat, si zakonisht, nuk u respektua.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGati një vit më parë, më 24 prill 2025, ministri i atëhershëm për Kulturë, Rini dhe Sporti, Hajrulla Çeku, kishte vizituar stadiumin buzë lumit Ibër. Dhe po ashtu kishte shprehur optimizmin se punët do të përfundonin deri në fund të vitit 2025.

“Brenda këtij viti punët pritet të përfundojnë, duke i dhënë qytetit një stadium të ri, modern dhe njëherësh më të madhin në vend - në shërbim të klubeve, sportistëve dhe tifozëve mitrovicas”, kishte shkruar Çeku.
“Historia” e rinovimit të stadiumit të madh në Mitrovicë është goxha e gjatë. Pas dy renovimeve fillestare, që e aftësuan stadiumin deri diku, në shtator të vitit 2021 ishte nënshkruar një kontratë shtesë, sipas të cilës punët do të duhej të përfundonin në vitin 2023.
Por stadiumi nuk pritet të përfundojë edhe për shumë muaj, të paktën. Të martën në brendi të stadiumit janë parë disa mjete pune, duke përfshirë kamionë e eskavatorë.

Kulmi i tribunës qëndrore ka kohë që është larguar plotësisht, ndërsa rreth gjithë stadiumit janë vendosur shtylla të larta që pritet të shërbejnë për të mbuluar të gjitha tribunat. Punime janë bërë edhe në pjesën e jashtme të stadiumit, përkatësisht në vendet që pritet të shërbejnë për parkim, por po punohet edhe në pjesët e stadiumit nën tribuna.
Punët nuk duket se do të përfundojnë shpejtë.
“Adem Jashari” nuk është stadiumi i vetëm që ka nisur të renovohet dhe procesi ka zgjatur për shumë e shumë vjet. Pak prej objekteve sportive kanë përfunduar së ndërtuari, apo së rinovuari, brenda afateve.

Dhe punët, në shumë prej objekteve janë bërë keq. Për shembull, palestra në Istog vazhdon të jetë e mbyllur. Dhe futbolldashësit mitrovicas për shumë e shumë vjet presin që të shohin ndeshje të rëndësishme në stadiumin me të cilin mburreshin.
Ka shumë vjet që stadiumi njihet për rinovimin maratonik e jo për ndonjë ndeshje bukur futbolli apo për ndonjë fitore të madhe.
