St. Galleni e fitoi me gol të minutave shtësë ndeshjen kundër Young Boysit të dielën.
Me fitoren 2:1, St. Galleni shtyu festën e Thunit, që humbi të shtunën në shtëpi 1:0 nga Lugano.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGolin e fitores 2:1 për St. Gallenin e shënoi në minutën e 92-të Chima Okoroji.
Për ta festuar për herë të parë në histori, Thunit i përshtatej edhe barazimi i St. Gallenit. Por St. Galleni mposhti Young Boysin 2:1.
Në fakt, nëse Thuni do ta fitonte ndeshjen ndaj Luganos, do të festonte, pavarësisht se me çfarë rezultati do të mbyllej takimi ndërmjet Young Boysit dhe St. Gallenit.
Ezgjan Alioski shënoi golin e fitores 1:0 të Luganos ndaj Thunit të shtunën.
Te Thuni luajnë dy futbollistët kosovarë, Valmir Matoshi dhe Kastriot Imeri.