Futboll

Spektakël në Madrid, “Mbretërit” në epërsi

El Clasico

Foto: Associated Press

Pjesa e parë e spektaklit ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës në “Santiago Bernabeu” është mbyllur me epërsi të madrilenëve. 

Reali kaloi në epërsi me golin e Kylian Mbappes në minutën e 22-të, pas asistimit të përkryer të Jude Bellinghamit.  

Barcelona nuk u dorëzua dhe i barazoi shifrat në minutën e 38-të. Pas topit të humbur nga Arda Guler, Marcus Rashford asistoi për Fermin Lopezin, i cili realizoi për 1:1. 

Por, nga një aksion që nuk premtonte shumë, Reali shënoi sërish. Bellingham realizoi në minutën e 43-të. Ai u asistua nga Eder Militao. Mysafirët protestuan për faull në Pau Cubarsin, por goli mbeti i rregullt.

Lexo përditësimet tjera
Real Madrid

Real Madridi fiton “El Clasicon” e parë të sezonit

Real Madridi e ka ndërprerë ecurinë prej katër humbjeve ndaj rivales, Barcelonës, duke e fituar 2:1...