Real Madridi e ka ndërprerë ecurinë prej katër humbjeve ndaj rivales, Barcelonës, duke e fituar 2:1 “El Clasicon” e parë të edicionit 2025/2026.
Të dielën në stadiumin “Santiago Bernabeu”, Madridi e fitoi ndeshjen e xhiros së dhjetë të La Ligas me golat e Kylian Mbappes dhe Jude Bellinghamit.
Madridi tani ka pesë pikë më shumë se Barcelona në krye të tabelës.
“Kjo është edhe më e rëndësishme. E dimë se ende është shumë herët dhe ka shumë punë për t’u bërë. Fitorja është e mirë për ne që të rritemi dhe është ndjenjë e mirë. Ishim më të fokusuar dhe e kemi përgatitur ndeshjen si të ishte më e rëndësishmja. Ne duhet ta festojmë fitoren e të vazhdojmë para”, ka deklaruar trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso.
Mesfushori anglez, Bellingham, gjeti hapësirë dhe dhuroi asistim të përkryer për Mbappen në minutën e 22-të, para se të shënonte nga afërsia në minutën e 43-të për 2:1. Bellingham realizoi pesë minuta pas golit të barazimit të shënuar nga Fermin Lopez.
Ishte goli i katërt i Bellinghamit në pesë paraqitjet ndaj Barcelonës, që e mbylli ndeshjen me një futbollist më pak pas përjashtimit të Pedrit. Kur Pedri e mori kartonin e dytë të verdhë në fundin e ndeshjes, pati incident edhe jashtë fushës. Incitent mes Dani Carvajalit dhe Lamine Yamalit, ku u përfshinë edhe shumë zyrtarë tjerë të të dyja klubeve, pati edhe pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit.
Real Madridi i humbi të gjitha klasiket e edicionit të kaluar, por të dielën nga minuta e parë e theu linjën e mbrojtjes së Barcelonës.
“Kemi bërë gabime. Nuk kemi krijuar shanse dhe situata një kundër një. Kemi provuar çdo gjë. Kemi luajtur me dy mbrojtës për të krijuar më shumë shanse, por Real Madridi është i mirë në kundërsulm. Nuk krijuam mundësi tjera për ta shënuar golin e dytë”, është shprehur ndihmëstrajneri i Barçës, Marcus Sorg.
Sorg e udhëhoqi “blaugranan’ në mungesë të Hansi Flickut të suspenduar.
Nikoqiri fitoi penallti kur Vinicius Junior u rrëzua në zonë pas vetëm dy minutash lojë. Megjithatë, gjyqtari pas rishikimit të situatës në VAR e pa se sulmuesi i krahut të madrilenëve e kishte goditur në këmbë Yamalin, para se të rrëzohej.
Dhjetë minuta pasi VAR-i e anuloi supergolin me goditje volej të Mbappes nga distanca, për pozitë jashtë loje, Bellinghami u shmang mirë nga Pedri para se të pasonte për francezin që dërgoi topin prapa shpinës së portierit Wojciech Szczesny.
Madridi e testoi disa herë portierin e Barcelonës, por u zu në befasi dhe pranoi gol në minutën e 38-të.
Fillimisht gaboi Arda Guler duke e humbur topin, e më pas Marcus Rashford asistoi për Lopezin.
Ndërkohë pati edhe protesta në golin vendimtar të Bellinghamit.
Lojtarët e Barcelonës pretenduan në faull në momentin kur Dean Huijsen u shkëput mbi Pau Cubarsin që synonte largimin e topit pas pasimit të Eder Militaos. Megjithatë, Bellingham mbeti prapa i pambuluar dhe nuk e pati problem për të shënuar për 2:1.
Mbappes iu anulua edhe një tjetër gol në pjesën e dytë pas bashkëveprimit të mirë që pati Viniciusi me Bellinghamin.
Pjesa e dytë nisi me intervenimin e VAR-it edhe një herë tjetër. Eric Garcia e preku topin me dorë në zonë pas harkimit të Bellinghamit dhe u akordua penallti.
Szczesny, megjithatë, e priti penalltinë e Mbappes në minutën e 52-të.
Real Madridit për herën e tretë iu anulua goli. Bëhet fjalë për atë të Bellinghamit, 20 minuta para fundit.
Vizitorët pak e testuan portierin e Realit, Thibaut Courtois dhe ndeshja u mbyll në kaos, me përleshje brenda dhe jashtë fushës.
Pakënaqësi nga Viniciusi pas zëvendësimit
Vinicius Juniorit nuk i ka pëlqyer zëvendësimi nga Xabi Alonso dhe ka shfaqur pakënaqësi të mëdha në drejtim të tij.
Ai është larguar drejt në dhomat e zhveshjes, pas zëvendësimit në minutën e 72-të.
Vendin e tij e zuri Rodrygo.
Rezultati aktualisht është 2:1.
Vinicius Jr. fumes after substitution. #RMABAR pic.twitter.com/S4DysyaJnr
— Vinicius JR Out Of Context (@Viniciusooc) October 26, 2025
Mbappe humb penallti
Kylian Mbappe kishte mundësinë që ta shënonte golin e tretë për Real Madridin.
Por Mbappe e humbi penalltinë në minutën e 52-të. Goditjen e tij e priti portieri Wojciech Szczesny.
Rezultati aktual mbetet 2:1 në të mirë të Realit.
SZCZENSY SAVES MBAPPE'S PEN AFTER ERIC GARCIA'S HANDBALL!
WHAT A SAVE 😧 pic.twitter.com/knF6dRGVs5
Spektakël në Madrid, “Mbretërit” në epërsi
Pjesa e parë e spektaklit ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës në “Santiago Bernabeu” është mbyllur me epërsi të madrilenëve.
Reali kaloi në epërsi me golin e Kylian Mbappes në minutën e 22-të, pas asistimit të përkryer të Jude Bellinghamit.
Barcelona nuk u dorëzua dhe i barazoi shifrat në minutën e 38-të. Pas topit të humbur nga Arda Guler, Marcus Rashford asistoi për Fermin Lopezin, i cili realizoi për 1:1.
Por, nga një aksion që nuk premtonte shumë, Reali shënoi sërish. Bellingham realizoi në minutën e 43-të. Ai u asistua nga Eder Militao. Mysafirët protestuan për faull në Pau Cubarsin, por goli mbeti i rregullt.
Spektakël në Madrid, Bellingham shënon për 2:1
Mesfushori anglez, Jude Bellingham, e ka kthyer epërsinë e një goli për Real Madridin në derbin ndaj Barcelonës.
Bellingham shënoi në minutën e 43-të nga afërsia.
Jude Bellingham#برشلونه_ريال_مدريد
Real Madrid 2-1 Barcelonapic.twitter.com/kcaO85y8F2
Nuk dorëzohet Barcelona, barazon rezultatin
Pavarësisht se ishte në presion të madh, Barcelona nuk është dorëzuar.
Fermin Lopez i barazoi shifrat në minutën e 38-të.
Sulmuesi anglez, Marcus Rashford, asistoi për mrekulli. Barcelona përfitoi nga topi i humbur nga Arda Guler.
Ffs Arda Guler, just blast the ball away
Cheap goal for Fermin Lopez and now there’s going to be unnecessary pressure 😡pic.twitter.com/DdQboOIY6Q
Statistika të veçanta të Mbappes
Me golin e shënuar ndaj Barcelonës të dielën në “El Clasico”, Kylian Mbappe ka regjistruar disa rekorde të reja.
Ai u bë lojtari i tretë që shënon në katër “El Clasico” rresht në të gjitha garat në shekullin 21. Ka plot gjashtë gola.
Një gjë të tillë e kishin realizuar edhe Ronaldinho dhe Cristiano Ronaldo. Ronaldinho mes viteve 2004 dhe 2006 kishte shënuar pesë gola në katër ndeshje, kurse Ronaldo në vitin 2012 pati shtatë gola në gjashtë ndeshje rresht.
Në total, Mbappe ka 12 gola në nëntë paraqitje kundër Barcelonës në të gjitha garat, gjatë karrierës së tij.
Mbappe ndëshkon Barcelonën
Kylian Mbappes iu anulua një gol për pozitë jashtë loje në minutën e 12-të.
Por jo edhe ai i minutës së 22-të.
Mbappe me asistim të Jude Bellinghamit shënoi për 1:0 ndaj Barcelonës.
Sulmuesi francez doli në pozitë përballë portierit kundërshtar dhe nuk gaboi.
KYLIAN MBAPPE WHAT A FINISH!!! 🤯 pic.twitter.com/32Fxt8Rkdc
Sërish VAR-i, rezultati mbetet 0:0
VAR-i ka “goditur” dy herë Real Madridin në “klasiken” ndaj Barcelonës.
Fillimisht përmes VAR-it u anulua penalltia e dhënë për madrilenët e më pas u anulua edhe goli i Kylian Mbappes.
Goli i yllit francez u anulua për pozitë jashtë loje.
VAYA GOLAZOOOOOOO DE KYLIAN MBAPPÉ MADRE MÍA DE DE MI VIDA 😍😍😍😍 pic.twitter.com/3d2eeaWy8E
Start i furishëm
Ndeshja derbi mes Real Madridit e Barcelonës ka nisur furishëm. Në minutën e 3-të arbitri akordoi penallti pasi u rrëzua në zonë Vinicius Junior.
Por, penalltia u anulua pas rishikimit të aksionit me VAR.
Publikohen formacionet për “El Clasico”
Real Madridi dhe Barcelona do të luajnë në xhiron e 10-të të La Ligas në “El Clasicon” e zjarrtë.
Formacionet zyrtare tashmë janë publikuar.
Te skuadra e Real Madridit është kthyer në qendër të mbrojtjes Dean Huijsen. Eduardo Camavinga do të jetë në qendër të mesfushës, ndërsa Arda Guler do të jetë në krah.
Ndërkohë, te Barcelona është kthyer Frenkie De Jong në mesfushë, kurse Ferran Torres do të jetë në qendër të sulmit.
Formacioni i Real Madridit:
Courtois, Valverde, Militao, Huijsen, Carreras, Tchouameni, Camavinga, Guler, Bellingham, Mbappe, Vinicius.
Formacioni i Barcelonës:
Szczesny, Kounde, Eric Garcia, Cubarsi, Balde, De Jong, Pedri, Lamine Yamal, Fermin, Rashford, Ferran Torres.