Disa klube sportive nëpër botë kanë paguar çmim të lartë për spiunim të kundërshtarëve përgjatë viteve. Por kostoja e mundshme financiare për klubin anglez të futbollit, Southampton, mund të jetë më e larta.
Southamptoni u përjashtua nga finalja e plejofit të “Championshipit” nga Liga Angleze e Futbollit të martën, pasi klubi pranoi se kishte filmuar seancat stërvitore të klubeve të tjera, përfshirë Middlesbrough, kundërshtarin e gjysmëfinales së plejofit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFinalja e plejofit vlerësohet shpesh si ndeshja më e pasur në futboll. Fituesi ngjitet në Premier League dhe i ka të garantuara plot 200 milionë funte, përkatësisht 230 milionë euro, në të ardhura.
Southamtoni, që ka nofkën “Shenjëtorët” dhe me seli në brengdetin jugor të Anglisë, do të apelojë vendimin. Por nëse ai qëndron, pasojat e sanksionit të do të eklipsonin çdo dënim të mëparshëm për spiunazh në sport.
Ekipi i Formula 1, McLaren, u gjobit me 100 milionë dollarë në vitin 2007 pasi mori një kopje konfidenciale të dizajnit të veturës së Ferrarit nga një ish-punonjës i pakënaqur i ekipit italian.
Rrjedha e informacionit u bë e ditur kur inxhinieri i McLaren i kërkoi gruas të tij të fotokopjonte dokumentin dhe ajo e dërgoi atë në një dyqan fotokopjesh në rrugë kryesore. Për fatin e keq të McLarenit, punonjësi në dyqan ishte tifoz i Ferrarit. Dhe ai menjëherë e njoftoi ekipin. Pos gjobës, McLarenit iu morën të gjitha pikët në kampionatin e konstruktorëve dhe Kimi Raikkonen i Ferrarit mposhti Lewis Hamiltonin dhe Fernando Alonson të McLarenit.
Termi “Spygate” u lidh për herë të parë me një histori sportive në SHBA, kur New England Patriots në NFL u dënua me 250 mijë dollarë në vitin 2007 për filmimin e sinjaleve të trajnerëve të kundërsharë nga një vendndodhje e paautorizuar gjatë ndeshjeve. Trajneri Bill Belichick u gjobit me rekord prej 500 mijë dollarësh.
Ekipi bëri tjetër shkelje dhe o gjobit me 1,1 milionë dollarë në vitin 2020, pasi pranoi se kishte bërë incizime të palejuara në një tjetër ndeshje.
Një rast i ngjashëm në bejsboll i kushtoi Houston Astros me gjobë prej 5 milionë dollarësh, pasi një hetim zbuloi se klubi përdori sistem kamerash për të vjedhur shenjat e ekipeve kundërshtare gjatë sezoneve 2017 dhe 2018.
Rasti i fundit i spiunazhit në futboll ndodhi në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Stafi i ekipit të futbollisteve të Kanadasë u akuzua për përdorimin e dronëve për të vëzhguar stërvitjen e Zelandës së Re. FIFA i hoqi gjashtë pikë ekipit i cili po bënte përpjekje për ta mbrojtur titullin e kampionit. Po ashtu federata kanadeze u gjobit me 226 mijë dollarë.
Trajnerja e Kanadasë, Bev Priestman, u shkarkua më pas dhe u dënua nga FIFA me një vit qëndrim larg futbollit.
Në Angli, Leeds Unitedi ishte dënuar për spiunim gjatë vitit 2019. Trajneri Marcelo Bielsa tha se dërgimi i një punonjësi për të parë klubet rivale ishte pjesë integrale e përgatitjes së tij për ndeshje, duke thënë se kjo ishte normale në vende të tjera.
Por Liga Angleze e gjobiti klubin me 200 mijë funte.