Norvegjezi Alexander Sorloth ka shkëlqyer në fitoren shumë të Atletico Madridit ndaj Club Brugget.
Ndeshjen e zhvilluar të martën në “Metropolitano” në Madrid, e fitoi Atletico me rezultat 4:1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe fitore, Atletico siguroi kalimin në një të tetën e finales në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja e parë në Belgjikë kishte përfunduar baras, 3:3.
Sorloth golin e parë e shënoi në minutën e 23-të.
Brugge barazoi rezultatin në minutën e 36-të, nëpërmjet Joel Ordonez, kurse Johnny Cardoso në minutën e 48-të kaloi sërish spanjollët në epërsi 2:1.
Golin e dytë personal norvegjezi Sorloth e shënoi në minutën e 76-të, kurse “hat-trickun” e kompletoi në minutën e 87-të.