Bylbyl Sokoli nuk do të jetë më trajner i klubit Drenica. Në njoftimin e klubit të Ligës së Parë bëhet e ditur se Sokoli është liruar nga pozita e trajnerit. Arsyeja tha se është vendimi i Sokolit për t’u angazhuar në garën politike.
“Me anë të këtij njoftimi, dëshirojmë t’ju informojmë se, më datë 11.12.2024, trajneri i Klubit futbollistik Drenica, z. Bylbyl Sokoli, është liruar nga detyra. Ky vendim është marrë pas njoftimit të z. Sokoli, i cili ka vendosur të angazhohet në garën politike. Vendimi është rezultat i angazhimit të klubit për të ruajtur paanësinë dhe për të shmangur çdo ndikim të mundshëm politik në aktivitetet tona sportive. Klubi futbollistik Drenica mbetet i vendosur që sporti të qëndrojë i ndarë nga politika ditore, dhe ky hap vjen në përputhje me parimet tona”, shkruan ndër të tjerë në njoftimin e klubit Drenica.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNën drejtimin e tij Drenica e mbylli stinorin vjeshtor në vend të parë në Ligën e Parë - Grupi A.