Portieri i Spanjës, Unai Simon, ka periudhën më të gjatë pa pësuar gol në histori të Kupës së Botës. Ai theu një rekord 36-vjeçar, ndërsa Spanja mposhti 3:0 Austrinë të enjten mbrëma për të bërë vend në 1/8 e finales.
Ishte ndeshja e katërt pa gol të pësuar për Spanjën dhe Simonin në këtë Botëror.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSimon nuk ka pranuar gol në 519 minuta në dy Kupa të Botës rresht. Ai theu rekordin e vendosur në vitin 1990 nga portieri i njohur italian, Walter Zenga, që kishte 517 minuta pa gol të pësuar.
Simon nuk është portieri më i famshëm në Botëror. Madje nuk është as më i famshmi te Spanja. Por paraqitjet e tij kanë bërë që tani të jetë rekordmen.
Në fakt Simon i ka bërë vetëm katër pritje deri më tani. Ndaj Austrisë nuk kishte nevojë të bënte asnjë.
Të gjitha pesë tentimet e austriakëve ishin të pasakta.
“Jam krenar për të”, ka thënë selektori i Spanjës, Luis de la Fuente. “Ndiej se ai është anëtar i familjes sime. Jam shumë i lumtur për të”.
Simon është zgjedhja e parë për portën e Spanjës në gjysmën e dekadës së fundit, ndonëse përballet me konkurrencë nga David Raya dhe Joan Garcia, që janë kampionë në dy prej ligave më të mëdha evropiane.
29-vjeçari Simon e ka kaluar thuajse gjithë karrierën tek Athletic Bilbao. Tashmë i ka 62 paraqitje për Spanjën.