Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Ronaldo flet për penalltinë, tregon çka i tha Modriqit

r

Në moshën 41-vjeçare, Cristiano Ronaldo do të luajë tjetër ndeshje me Portugalinë, fanë penalltisë që e konkretizoi, golit në kohën shtesë nga Gonçalo Ramosit dhe vendimit të VAR-it për anulim të golit të Kroacisë.

Ndeshja me fund dramatik ishte edhe përballje e lojtarëve në të 40-tat, Ronaldos së Portugalisë dhe Luka Modriqit të Kroacisë. Ronaldo po luan në Botërorin e gjashtë, ndërsa Modriqi e përfundoi Botërorin e pestë dhe me gjasë të fundit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Goli nga pika e bardhë ishte i pari i Ronaldos në fazën nokaut të Kampionateve Botërore. Ai u zëvendësua në minutën e 81-të.

“Nuk kam ndier asnjëherë frikë për gjuajtjen e penalltisë. Po, nervoz. Por si gjithmonë, duhet të jesh shumë pozitiv që gjërat të shkojnë mirë”, ka thënë Ronaldo. 

Ishte më pas zëvendësuesi Ramos që shënoi golin e fitores 2:1.

“Në pjesën e parë dominuam. Në pjesën e dytë, pas golit të Kroacisë, ishim pak në panik, por ky është futbolli. Pas penalltisë mendoj se ishte pak më mirë për ne. Krijuam disa raste dhe mendoj se në fund e meritonim të fitonim ndeshjen”, ka shtuar Ronaldo.

Para ndeshjes, motra e Ronaldos tha se ky ishte “vallëzimi i fundit” për superyllin, duke paralajmëruar tërheqjen e tij nga përfaqësuesja.

“E ardhmja ime tani nuk është e rëndësishme. Do të bisedojmë. Ka kohë. Fituam apo humbëm, do të bisedoj me familjen dhe do të marr vendimin më të mirë. Më nuk i marr vendimet në emocionet e momentit. Tani çdo gjë bëj në qetësi. Tani është e rëndësishme të shijojmë momentin”, ka theksuar Ronaldo.

Ai i ka 232 ndeshje për Portugalinë, ndërsa ka realizuar 146 gola e 46 asistime.

Ronaldo u shpall më i miri i ndeshjes me Kroacinë. Ai nuk foli për gazetarët, por vetëm për televizionet me të drejtë transmetimi.

“Është dashur të jemi gati që të vuajmë. Për të fituar garë të këtij niveli, kjo është e pashmangshme. Ndeshja ishte shumë e mirë për shikuesit. Momenti vendimtar ishte kur realizuam penalltinë. Më pas ndeshja ishte më e lehtë. Edhe më pas ka pasur sfida, por kështu është në këto ngarje dhe duhet të ecim para”, ka thënë superylli portugez.

Ai ka folur edhe për Modriqin, me të cilin në 233 raste ka ndarë fushën. 222 herë ishin bashkëlojtarë e 11 herë kundërshtarë.

“Kam luajtur me Lukën për shumë vjet. Jemi në moshë të përafërt. Mendoj se është legjendë e futbollit”.

Dy ikonat u përqafuan para ndeshjes gjatë hedhjes së shortit. Janë përqafuar dhe kanë shkëmbyer disa fjalë edhe pasi përfundoi ndeshja.

“Ai ende luan shumë mirë dhe me kualitet të lartë. I kam thënë shumë herë përgëzime për çdo gjë, se dëshiroj ta shoh përsëri. I kam dëshiruar çdo të mirë në vitet e ardhshme të karrierës”, ka treguar Cristiano Ronaldo.