Asistuesi i golit të vetëm te Ballkani që fitoi 1:0 ndaj Shamrock Roversit, Geralb Smajli, ka theksuar pas ndeshjes se ai dhe bashkëlojtarët treguan ndeshje shumë të mirë.
Smajli asistoi në golin e Sunday Adetunjit, që realizoi në minutën e 56-të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ndeshja ishte e mirë. E kemi përgatitur gjatë gjithë javës dhe e dinim eksperiencën që e ka Shamrock Roversi dhe se do të bënte lojë të mirë. Na vunë në vështirësi por e kishim përgatitur ndeshjen mirë. Kemi përgatitur thuajse çdo gjë. Stafi na tregoi se loja e rrezikshme e tyre ishte në ajër, por ne bëm mirë. Çdo gjë që u pa sonte ishte e përgatitur në stërvitje. Duelet në udhëtim janë të vështira, e kemi parë edhe me Florianan. Por shpresojmë që do të kalojmë mirë edhe tani”, deklaroi pas ndeshjes Smajli.