Futboll

Slot tregon pse Konate shpërtheu në lot pas golit

Ibrahima Konate

Mbrojtësi i Liverpoolit, Ibrahima Konate, shpërtheu në lot pas golit që e realizoi të shtunën mbrëma ndaj Newcastle Unitedit.

Liverpooli e mposhti thellë në shtëpi Newcastlen me rezultatin 4:1, në kuadër të javës së 24-t të Premier Leagues.

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, ka treguar se Konate ka kaluar një periudhë të vështirë në dy javët e fundit pas vdekjes së babait.

“Ai ka pasur dy javë shumë të vështira. Ai planifikonte të kthehej në fund të kësaj jave dhe kjo do të thoshte se nuk do të mund të luante në këtë ndeshje. Por kur pa problemet që kishim në mbrojtje, më telefonoi dhe më tha, dua të kthehem për të ndihmuar ekipin kundër Newcastlet. Ai u kthye të mërkurën dhe u stërvit dy herë me ne. Jo vetëm që shënoi gol, por luajti një ndeshje të shkëlqyer dhe tifozët e vlerësuan shumë gjatë gjithë ndeshjes. Ky ekip ka treguar se gjithmonë është aty për njëri-tjetrin në rrethana të vështira”, u shpreh holandezi Slot.

Francezi Konate e shënoi golin e katërt për “Të Kuqtë” ndaj Newcasltet.