Futboll

Slot: Edicioni më i vështirë si trajner

Arne Sloti

Holandezi Arne Slot në edicionin e parë me Liverpoolin e fitoi titullin e kampionit në Premier League.

Por edicioni aktual është shumë më i vështirë për Slotin.

Liverpooli xhiron e kaluar u mposht 2:1 nga Manchester City. Për “Të Kuqtë” ishte humbja e tetë në kampionat, krahas 11 fitoreve dhe gjashtë barazimeve.

Liverpooli ka mbetur shumë prapa në garën për titull kampioni. E zë vendin e gjashtë me 39 pikë. Arsenali është lider me 56 pikë.

47-vjeçari në një intervistë për “BBC” ka pranuar se ky është edicioni më i vështirë i tij si trajner.

“Me shumë mundësi. Të gjitha edicionet e tjera kanë pasur vetëm gjëra pozitive. Nuk besoj se kam humbur ndonjëherë dy ndeshje radhazi deri më tani. Kjo është diçka e pazakontë për mua, sepse nuk jam mësuar me të. Nuk mendoj se ndjesia është sikur kemi humbur vetëm dy nga 17 ndeshjet e fundit. Për ne edhe një barazim ndihet si humbje. Nëse edicionin e ardhshëm nuk sigurojmë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, atëherë ky sezon nuk mund të quhet i pranueshëm”, ka thënë Slot.

Liverpooli ka pasur edhe telashe të shumta këtë edicion me lëndime të futbollistëve.

Slot te klubi i madh anglez e zëvendësoi Jurgen Kloppin.