Në xhiron e fundit me Premier Leaguen do të përshëndeten West Hami apo Tottenhami.
Me ligën elitare angleze do të përshëndeten edhe shumë figura të njohura si Pep Guardiola, Mohamed Salah e Bernardo Silva.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEmocionet do të jenë të shumta në xhiron e 38-të. Arsenali e fitoi titullin më herët këtë javë. Gara do të jetë e fortë për mbetje në elitë, por edhe për kualifikim në kupat evropiane.
Dy fituesit e kupave evropiane, West Hami që e fitoi Ligën e Konferencës në vitin 2023 dhe Tottenhami që doli fitues në Ligën e Evropës në vitin 2025, mund t’i bashkohen Wolverhamptonit dhe Burnleyt drejt kategorisë së dytë.
Të gjitha ndeshjet e xhiros së fundit luhen të dielën nga ora 17:00. Tottenhami përballet me Evertonin, kurse West Hami e pret Leedsin.
Tottenhami është në pozitë më të mirë, në vendin e 17-të me 38 pikë, dy më shumë se West Hami në pozitën e 18-të, e që nuk siguron qëndrimin në elitë.
Vetëm një kombinim i rezultateve mund ta dërgojë Tottenhamin në “Championship”, humbja në shtëpi nga Evertoni dhe fitorja e West Hamit ndaj Leedsit.
Gara është e fortë edhe për kualifikim në kupat evropiane.
Liverpooli i pesti me 59 pikë, e fiton vendin për Champions nëse merr të paktën një pikë ndaj Brentfordit në shtëpi. Liverpooli i ka tri pikë më shumë se Bournemouthi i gjashti, që luan në udhëtim te Nottingham Foresti.
Bournemouthi ka ecuri prej 17 ndeshjeve pa humbje.
Një tjetër fakt interesant është në Angli në këtë fundjavë.
Triumfi i Aston Villas në Ligën e Evropës, e ka krijuar mundësinë që Anglia t’i ketë gjashtë ekipe në Champions.
Por, kjo bëhet e mundur vetëm nëse Aston Villa përfundon e pesta në ligë. Villa aktualisht i ka 62 pikë në vendin e katërt, me tri pikë më shumë se Liverpooli. Aston Villa luan në udhëtim te Manchester City.
Liverpooli duhet të fitojë në ndeshjen e fundit të sulmuesit Mohamed Salah në klub, dhe Villa të mposhtet nga City, që do të udhëhiqet për herë të fundit nga Pep Guardiola.
Nëse Villa përfundon në vendin e katërt, vendi shtesë për Champions mbyllet, dhe skuadra e pozitës së gjashtë shkon në Ligën e Evropës, gara e dytë më e rëndësishme kontinentale për klube.
Me gjasa për të kaluar në pozitën e gjashtë është edhe Brightoni që ka 53 pikë, tri më pak se Bournemouthi. Brightoni e pret Manchester Unitedin. Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës e ndjekin edhe Chelsea, Brentfordi dhe Sunderlandi i Granit Xhakës.
Chelsea i teti dhe Brentfordi i nënti, i kanë nga 52 pikë, kurse Sunderlandi i dhjeti i ka 51 pikë.
Erling Haaland i Manchester Cityt pritet ta fitojë “Këpucën e Artë” në Angli, si golashënuesi më i mirë i ligës për herën e tretë në katër sezone në futbollin anglez. Haalandi i ka 27 gola, pesë më shumë se Igor Thiago i Brentfordit.