Benjamin Kololli dhe Rilind Nivokazi kanë shënuar nga një gol në fitoren e Sionit 2:0 ndaj Young Boysit.
Ndeshja Sion – Yong Boys u zhvillua të dielën dhe i takoi xhiros së 16-të të Superligës së Zvicrës në futboll.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKololli shënoi golin e epërsisë 1:0 në minutën e 29-të. Ai realizoi nga penalltia të cilën e siguroi Donat Rrudhani.
Ndërkohë Nivokazi realizoi golin në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë.

Kololli, Nivokazi e Rrudhani u larguan nga fusha në minutën e 63-të.
Kreshnik Hajrizi luajti deri në fund të ndeshjes.
Për Nivokazin është goli i tetë, kurse për Kolollin goli i tretë.
Sioni është në vendin e pestë me 24 pikë, kurse Young Boysi një pozitë më lart me 26 pikë.