Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Shqipëria U21 barazon me Greqinë

Kombëtarja U21 e Shqipërisë

Kombëtarja U21 e Shqipërisë ka barazuar pa gola të premten pasdite në miqësoren e zhvilluar ndaj Greqisë.

Kjo ndeshje u zhvillua në stadiumin “Serres Municipal” në Greqi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nga minuta e parë u paraqiten Anzelo Sina, Zylyf Muca, Ermis Selimaj, Elton Fikaj, Ervin Bashi, Gabriel Ramaj, Kevin Dodaj, Burak Alili, Ermir Rashica, Feta Fetai dhe Erald Maksuti.

Ndërsa nga pjesa e dytë selektori i Shqipërisë U21, Alban Bushi, e inkuadroi Dion Ajvazin, Rrok Tomën, Arlind Kurtin, Luan Simnicën dhe Aurel Markun.

Shpresat e Shqipërisë më 25 mars nga ora 18:30 do të përballen me Luksemburgun në ndeshjen e dytë miqësore në stadiumin “Georges Woehlfart”.