Futbollistët e Shqipërisë U19 e kanë mbyllur me humbje kampanjën kualifikuese për “Euro 2026”.
Shqipëria të martën në “Niko Dovana” në Durrës pësoi disfatë 1:0 nga Mali i Zi.
Në ndeshjen tjetër të grupit, Ukraina U19 mposhti Sllovakinë U19 me rezultat, 3:0.
Nikoqirja e grupit 5, Shqipëria përfundoi e katërt ma një pikë. Grupin e fitoi Ukraina me nëntë pikë, kurse Sllovakia e dyta me katër pikë. Mali i Zi me tri pikë përfundoi e treta në grup.