Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Shqipëria publikon listën e parë nën përzgjedhësin e ri

Rolando Maran

Kombëtarja e Shqipërisë ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet miqësore të muajit qershor, që do të jenë të parat nën drejtimin e trajnerit të ri italian, Rolando Maran.

Kuqezinjtë fillimisht do të përballen me Izraelin më 3 qershor, ndërsa tri ditë më vonë do të luajnë ndaj Luksemburgut. Të dyja ndeshjet do të zhvillohen në stadiumin “Air Albania”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Trajneri Maran, i prezantuar vetëm pak ditë më parë në krye të Shqipërisë, ka vendosur t’u besojë kryesisht emrave të zakonshëm të Kombëtares, por nuk kanë munguar prurje të reja.

Për herë të parë në listën e Shqipërisë është ftuar mesfushori Luis Hasa, lojtar i Napolit që sezonin e fundit ishte i huazuar te Carrarese në Serie B. Debutim në listë ka edhe portieri Pano Qirko.

Ftesë ka marrë edhe sulmuesi Christian Shpendi, i cili zhvilloi një sezon shumë të mirë me Cesenan në Serie B italiane, duke qenë ndër lojtarët më të dalluar të skuadrës.

Ndërkohë, pjesë e listës është edhe mbrojtësi nga Kosova, Bujar Pllana. Është rikthyer edhe sulmuesi Mirlind Daku.