Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Shqipëria përgatitet në Valencia për duelin me Ukrainën

Shqipëria

Shqipëria u mposht nga Polonia 2:1 në Varshavë të enjten mbrëma në ndeshjen gjysmëfinale të plejofit për Botërorin 2026. 

Paraqitja e mirë e “kuqezinjve” nuk mjaftoi dhe vazhdon pritja për kualifikim në një Kupë të Botës. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shqipëria, që ka luajtur dy herë në Kampionat Evropian, në vitin 2016 dhe 2024, më 31 mars do të luajë sërish, por ndeshje miqësore. 

Shqipëria përballet me Ukrainën që u eliminua nga Suedia në gjysmëfinalen tjetër të zhvilluar të enjten mbrëma. 

Ndeshja Shqipëria – Ukraina luhet të martën nga ora 20:45 në Valencia. 

Përzgjedhësi Sylvinho u përqendrua të shtunën në ushtrime fizike, qarkullim të topit dhe skema taktike, në qendrën stërvitore “Parador de El Saler”. 

“Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se grupi i 24 lojtarëve ishte i plotë dhe janë në gjendje të mirë fizike”, ka shkruar Federata Shqiptare e Futbollit. 

FSHF-ja të premten njoftoi se në Valencia nuk kanë udhëtuar qendërmbrojtësi Arlind Ajeti dhe mesfushori Ylber Ramadani. 

Ajeti është i lënduar në shpatullën e majtë dhe nuk ka arritur ta sanojë këtë lëndim. Ai ishte zëvendësuar pas pjesës së parë në duelin ndaj polakëve. 

Ndërkohë, Ramadani është bërë baba dhe ka kërkuar leje të jetë pranë familjes.