Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Shqipëria nis përgatitjet pa Strakoshën, Bajramin e Dakun

Klubi i Shqiperise

Portieri Thomas Strakosha, mesfushori Nedim Bajrami dhe sulmuesi Mirlind Daku, kanë munguar në stërvitjen e parë të Shqipërisë për ndeshjet e rëndësishme kualifikuese për Kupën e Botës 2026 kundër Andorrës dhe Anglisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në seancën hapëse stërvitore u stërvitën pjesa më e madhe e lojtarëve që kanë mbërritur, ndërkohë që sonte pritet që grupi të plotësohet me ardhjen e Thomas Strakoshës, Nedim Bajramit dhe Mirlind Daku”, shkruan Federata Shqiptare e Futbollit të hënën.

FSHF-ja po ashtu ka njoftuar se kapiteni Berat Gjimshiti dhe Arbër Hoxha kanë zhvilluar në palestër stërvitje për shkak të paraqitjes me klubet e tyre përkatëse të dielën.

Shqipëria të enjten e luan ndeshjen e parafundit kundër Andorrës në udhëtim, kurse më 16 nëntor në Tiranë e pret Anglinë.