Futbollistet e Shqipërisë kanë shënuar fitore të rëndësishme të martën mbrëma në Elbasan. Me fitoren ndaj Luksemburgut 3:1, Shqipëria siguroi paraqitjen në Ligën B të Ligës së Kombeve për edicionin e ardhshëm. Ndeshja Shqipëri – Luksemburg i takoi Grupit 4 të Ligës C. Për Shqipërinë ishte ndeshja e fundit. Ka shënuar tri fitore dhe ka pësuar vetëm një humbje. Pra është e para me nëntë pikë.
Luksemburgu ka tri pikë nga dy ndeshje. Estonia është e fundit pa pikë nga dy ndeshje. Luksemburgu do t’i ketë dy ndeshje ndaj Estonisë në korrik. Në rast se Shqipëria e Luksemburgu kanë pikë të barabarta, për bazë do të merret parasysh përballja drejtpërdrejtë e tyre. Shqipëria e fitoi përballjen ndaj Luksemburgut të martën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe fitoren 3:1, futbollistet e Shqipërisë kanë siguruar edhe plejofin për Evropianin “Zvicra 2025”.
Megi Doçi shënoi gioli ne parë nga penalltia në minutë ne 29-të, kurse për 2:0 realizoi Qëndresa Krasniqi në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë. Me të nisur pjesa e dytë, saktësisht në minutën e 46-të Fortesa Berisha shënoi golin e tretë. Luksemburgu realizoi për 3:1 në minutën e 91-të.