Portieri i Kosovës, Aro Muriq ka shkëlqyer për t’ia mundësuar Sassuolos të marrë pikë të madhe në udhëtimin te Juventusi në Torino.
Ndeshja e së shtunës mbrëma, e vlefshme për xhiron e 30-të të Serie A, përfundoi 1:1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShtatlarti Muriq në minutën e 86-të ndali penalltinë e Manuel Locatellit. Bëri tjetër pritje vendimtare në minutat shtesë. I kishte edhe disa ndërhyrje të mira gjatë kohës së rregullt po ashtu. Ishte më i miri i ndeshjes.
Video:
🚨Breaking; Arijanet Murić saves Manuel Locatelli's penalty
— FCBGavi (@tculer4) March 21, 2026
Juventus 1-1 sassuolo
pic.twitter.com/wrTn3o7KHk
Ndërkohë Edon Zhegrova e fitoi rastin te Juventusi në minutën e 88-të. Bëri disa krosime, por pa mundësuar që shifrat të ndryshojnë.
Juve kaloi në epërsi 1:0 në minutën e 14-të. Kenan Yildiz ishte realizator. Ndërkohë Andrea Pinamonti barazoi në 1:1 në minutën e 52-të.
Juventusi është i pesti me 54 pikë. Sassuolo qëndron qetë në mesin e tabelës me 39 pikë.
Paraqitja e Aro Muriqit është e rëndësishme në prag të grumbullimit me Kosovën, përkatësisht të ndeshjes me Sllovakinë.
🚨Breaking; Arijanet Murić saves Manuel Locatelli's penalty
— FCBGavi (@tculer4) March 21, 2026
Juventus 1-1 sassuolo
pic.twitter.com/wrTn3o7KHk