Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Shpëtim Idrizi bëhet trajner i KFF Mitrovica

Shpëtim Idrizi bëhet trajner i KFF Mitrovica

Futbollistet e Mitrovicës janë bërë me trajner të ri. Klubi i futbollit KFF Mitrovica ia ka besuar Shpëtim Idrizit postin e trajnerit. Idrizi, që ka drejtuar disa vite Trepçën ’89, u prezantua të enjten si trajner i ekipit të futbollisteve Mitrovica.

“Me përvojë të gjatë te KF Trepça ’89 si lojtar dhe trajner, ai sjell me vete një bagazh të çmuar për klubin tonë. Besojmë se përvoja dhe vizioni i trajnerit Idrizi do të jenë thelbësore për arritjen e objektivave tona – fillimisht për një paraqitje sa më dinjitoze në Ligën e Kampionëve, dhe më pas për të vazhduar dominimin në kampionatin vendor, duke synuar titullin e shtatë kampion”, shkruan në njoftimin e KFF Mitrovica.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mitrovica është kampione e Kosovës. Mitrovica si kampione do paraqitet në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.