Mirlind Daku ka shkëlqyer të hënën mbrëma duke i realizuar dy gola.
Fal dy golave të Dakut, Rubin Kazani fitoi ndaj Sochit me rezultatin 2:1. Kjo ndeshje i takoi javës së tretë të elitës së futbollit rus.
Qendërsulmuesi Daku fillimshit në minutën e 12-të realizoi për 1:0 nga penalltia.
Reprezentuesi i Shqipërisë golin e dytë e shënoi në minutën e 78-të. Ai e kompletoi ndeshjen dhe ishte prej më të mirëve në fushë.
Dardan Shabanhaxhaj u paraqit deri në minutën e 70-të kurse Veldin Hoxha deri në minutën e 84-t.
27-vjeçari Daku ka realizuar katër gola dhe ka bërë një asistim në katër ndeshjet e zhvilluara deri më tani në të gjitha garat.
VIDEO: Goli i Dakut
VIDEO: Penalltia e fituar nga Daku dhe e shënuar nga Daku