Asistimi i Juljan Shehut nuk i ka mjaftuar Widzew Lodzit që të shtunën pësoi disfatë në ndeshjen që i takoi javës së 15-të të kampionatit polak.
Widzew Lodzi u mposht 2:1 në udhëtim nga skuadra Lechia Gdansk.
Mesfushori Shehu asistoi te goli për 1:0 të cilin e shënoi Sebastian Bergier në minutën e 50-të. Lodzi më pas i pranoi dy gola për humbjen e tetë këtë edicion.
Reprezentuesi i Shqipërisë, Shehu, e kompletoi ndeshjen. Për 27-vjeçarin ishte asistimi i katërt këtë edicion. Ka edhe katër gola të shënuar.
Te Lodzi, Dion Gallapeni u paraqit deri në minutën e 67-të, kurse Andi Zeqiri u inkuadrua në fund të ndeshjes.
Për shkak të lëndimit mungoi Lindon Selahi.
Në fund të ndeshjes edhe Bujar Pllana u inkuadrua te skuadra Lechia Gdansk.