Orges Shehi është emëruar trajner i Prishtinës. Këtë e ka bërë të ditur Prishtina të premten përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale.
Shehi do ta zëvendësojë Alban Dragushën i cili e shkëputi kontratën me Prishtinën me marrëveshje të dyanshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo48-vjeçari së fundi ishte trajner i Tiranës. Shehi e drejtoi Tiranën për pesë muaj.
Shehi e drejtoi edhe Ballkanin nga muaji dhjetor i vitit 2024 deri në nëntor të vitit 2025 .
Shehi ka qenë më herët edhe trajner i Kukësit, Skënderbeut dhe Partizanit të Tiranës.
Ai u shpreh i lumtur që do ta drejtojë klubin nga kryeqyteti.
“Është kënaqësi dhe përgjegjësi e madhe që jam pjesë e një klubi si Prishtina. Shpresoj dhe besoj se të gjithë së bashku klubi, shtabi teknik, lojtarët dhe tifozët do të bëjmë maksimumin për ta rikthyer Prishtinën aty ku i takon”.