Futbollisti Dardan Shabanhaxhaj ka vlerësuar bashkëlojtarin te Rubin Kazani, Mirlind Daku. Ai ka thënë se Daku “ka një dhuratë të dhënë nga Zoti”.
“Ai është i gjatë, por edhe një futbollist i shpejtë dhe teknik. Ky kombinim është shumë i rrallë te një sulmues. Zakonisht jemi mësuar me faktin se një sulmues nëse nuk është i shpejtë, por vetëm i gjatë, është në rregull. Por Mirlindi ka edhe gjatësi edhe shpejtësi”, ka thënë Shabanhaxhaj për sajtin rus “championat.com”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI pyetur nëse Daku ka gjasa të luajë në një kampionat të fortë në Evropë, Shabanhaxhaj ka theksuar se e rëndësishme është “të jetë në një ekip të mirë, me trajnerin e duhur”.
Daku gjatë këtij edicioni ka luajtur 23 ndeshje për Rubin Kazanin, ndërsa ka shënuar 11 gola dhe ka asistuat shtatë herë. Ai me klubin rus ka kontratë deri në vitin 2026. Vlera e 27-vjeçarit në tregun e transferimeve është shtatë milionë euro.
Edhe Shabanhaxahaj luan në sulm te Rubin Kazani, por kryesisht në krahë.