Dardan Shabanhaxhaj ka shënuar një gol për Rubin Kazanin të martën mbrëma. Ai shënoi golin e dytë në fitoren e Rubin Kazanit 2:0 ndaj Kafel Voronezhit. Sulmuesi 23-vjeçar e shënoi golin në minutën e 84-të të ndeshjes që i takoi raundit të tretë të Kupës së Rusisë.
Shabanhaxhaj katër minuta pasi shënoi golin u zëvendësua, ndërsa mungoi sulmuesi i Shqipërisë, Mirlind Daku. Rubin Kazani është në Grupin D, pjesë e të cilit janë edhe Zeniti dhe Akron Togliatti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo