Futboll

Serebe sërish “Ylli i Javës”

Valentin Serebe

Sulmuesit të Ballkanit, Valentin Serebes, i ka takuar për herë të dytë radhazi çmimi “Ylli i Javës”.

Serebe është shpallur futbollisti më i mirë i xhiros së katërt të Superligës së Kosovës.

Serebe shënoi “hat-trick” në fitoren 3:0 të Ballkanit të dielën ndaj Drenicës.

22-vjeçari çmimin “Ylli i Javës” e fitoi edhe xhiron e kaluar.

“Jam shumë i lumtur dhe i gëzuar për këtë fitore. Falënderoj shokët e ekipit, trajnerët dhe drejtuesit për punën e tyre, sepse gjithmonë japim maksimumin. Synimi ynë është të fitojmë trofe dhe ta mbyllim kampionatin si kampionë, me ndihmën e Zotit – ashtu siç e kam thënë edhe më parë”, ka thënë Serebe të hënën për faqen zyrtare të FFK-së.