Ish-mesfushori i Rusisë, Igor Semshov, është i habitur me paraqitjen e sulmuesit të Rubin Kazanit, Mirlind Daku, në ndeshjen kundër Rostovit.
Ai nuk pajtohet me arsyetimin se Daku ishte i lodhur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“U habita nga paraqitje e Dakut. Madje e dëgjova të thoshte se ishte i lodhur. Çfarë lodhje? Ai nuk luajti në ndeshjen e fundit, ndërkohë po lufton për t’u bërë golashënuesi më i mirë. Të shkosh në pushim me dy humbje radhazi është një gjë e keqe”, ka thënë Semshov për “RB Sport”.
Sulmuesi i Shqipërisë për Rubin Kazanin ka shënuar nëntë gola dhe ka kontribuar me një asistim. Por ka pësuar rënie të formës së fundit.
Në fundjavë Rubin Kazani humbi 2:0 nga Rostovi.