Antoine Semenyo mund të largohet herët nga Bournemouthi dhe të transferohet te skuadra e Manchester Cityt që drejtohet nga Pep Guardiola.
Me tetë gola e tri asistime në këtë edicion, 25-vjeçari ka marrë vëmendjen edhe të shumë klubeve të tjera të njohura.
Por, mediumi “The Athletic” ka shkruar të mërkurën se futbollisti ganez që luan në krah, dëshiron t’i bashkohet “qytetarëve”.
Ai ka klauzolë lirimi prej 80 milionë eurove, ndërsa transferimi mund të kompletohet në muajin janar.
Te skuadra e Cityt ka numër të madh të lojtarëve sulmues, përfshirë Erling Haalandin, Phil Fodenin, Rayan Cherkin, Jeremy Dokun, Savinhon, Oscar Bobbin dhe Omar Marmoushin. Këtij grupi të futbollistëve të talentuar mund t’u bashkohet edhe Semenyo.