Arlind Sejdiu ka asistuar në golin e vetëm të shënuar nga Haka të dielën, që pësoi disfatë në shtëpi nga HJK Helsinki.
HJK-ja fitoi me rezultatin 2:1, në ndeshjen që i takoi kampionatit elitar të Finlandës.
Sejdiu asistoi në golin për 1:0 në minutën e dhjetë, ndërsa luajti deri në minutën e 57-të.
Për të ishte asistimi i dytë në kampionat.
Haka ka 16 pikë në vendin e dhjetë, pas 20 ndeshjeve të luajtura.