Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Scaloni tregon nëse Messi është plotësisht gati për Botëror

Lionel Scaloni

Përzgjedhësi i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka pranuar se Lionel Messi nuk do t’i bashkohet Argjentinës për Kupën e Botës “plotësisht i gatshëm”.

Superylli i Inter Miamit u ankua për një lëndim në kofshën e pasme në ndeshjen e fundit në MLS, duke shkaktuar panik te tifozët e Argjentinës vetëm disa javë para turneut në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Scaloni ka konfirmuar se lëndimi nuk është serioz, por tetë herë fituesi i “Topit të Artë” dhe Kupës së Botës me Argjentinën, nuk është 100 %.

“Përditësimet fillestare nuk janë krejtësisht të këqija. Tani duhet të presim për të parë se si do të përparoj ai, duke pritur rezultatet e testeve të mëtejshme për të parë nëse ato konfirmojnë raportet fillestare mjekësore”, ka thënë Scaloni në një intervistë për “DSsports”.

Scaloni mbetet me shprese se kapiteni i Argjentinës do të jetë gati për ndeshjen hapëse të Grupit J kundër Algjerisë më 16 qershor.

“Ne të gjithë do të dëshironim që Messi të ishte bashkuar me skuadrën plotësisht i gatshëm, por ky nuk është realiteti”, tha Scaloni.