Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Santos transferohet tek Unitedi

Andrey Santos

Manchester Unitedi ka njoftuar të hënën se ka transferuar mesfushorin brazilian, Andrey Santos. 

Santos me “Djajtë e Kuq” ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2031, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. 

Unitedi i ka paguar Chelseat 56.3 milionë euro për kartonin e 22-vjeçarit. 

Santos në edicionin e fundit me Chelsean shënoi tri gola dhe bëri katër asistime në 43 ndeshje. 

“Çdo gjë në lidhje me Manchester Unitedin është e veçantë, është një ndjenjë e jashtëzakonshme. Si mesfushor, jam vërtet i emocionuar që kam mundësinë të mësoj nga Michael Carrick. Ai është trajneri perfekt për të më ndihmuar të bëj hapin tjetër në karrierën time dhe të shtyj përpara ëndrrat e mia. Të gjithë më treguan se sa ambicioz është klubi dhe mjedisi i mrekullueshëm që është krijuar këtu”, ka thënë Santos për faqen zyrtare të Unitedit. 

Braziliani ka luajtur si i huazuar te Strasbourgu, Nottingham Foresti dhe Vasco da Gama.