Sulmuesi i Manchester Unitedit, Jadon Sancho, e ka refuzuar mundësinë për t’iu bashkuar gjigantit italian, Roma.
Pavarësisht se Manchester Unitedi ishte afër që ta pranojë ofertën prej 20 milionë eurosh nga Roma, Sancho, nuk ka arritur marrëveshje personale me klubin e drejtuar nga trajneri italianin, Gian Piero Gasperini.
Kështu ka raportuar të hënën eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.
Sancho vazhdon të mos ushtrojë me Unitedin dhe është në pritje të një skuadre të re deri sa të mbyllet afati kalimtar më 1 shtator.
25-vjeçari te Unitedi është transferuar në vitin 2021 nga Borussia Dortmundi për 85 milionë euro. Por ai nuk ka arritur që ta tregojë formën e tij më të mirë dhe në dy vitet e fundit ka pasur periudha huazimi te Dortmundi dhe Chelsea.
Ai në edicionin 2024/25 me Chelsean zhvilloi 42 ndeshje. Shënoi pesë gola dh asistoi dhjetë herë. Klubi londinez vendosi mos e blejë kartonin e anglezit.
Për sulmuesin e krahut interesim ka shprehur edhe Beshiktashi. Por Sancho ende nuk është i gatshëm të marrë në konsideratë një transferim në elitën turke të futbollit.