Qendërmbrojtësi kosovar, Hajdin Salihu, së shpejti pritet të huazohet në Poloni.
“Transferfeed” ka raportuar të hënën se Salihu do të huazohet te Polonia e Varshavës nga LNZ Cherkasy.
Salihu është pjesë e skuadrës ukrainase LNZ Cherkasy, nga viti i kaluar. Ai u transferua nga Drita për 250 mijë euro. Me klubin ukrainas ka kontratë deri në vitin 2026.
Polonia e Varshavës bën gara në kategorinë e dytë të futbollit polak.
23-vjeçari, Salihu, në edicionin e kaluar i zhvilloi 22 ndeshje në të gjitha garat.
Salihu karrierë ka bërë edhe te Lokomotiva e Zagrebit, Laçi e Llapi.
Ai është paraqitur edhe për grupmoshat U16, U17 dhe U19 të Kosovës.