Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Sahiti synon Bundesligën me Hamburgun

Emir Sahiti

Sulmuesi i krahut, Emir Sahiti, tashmë i ka luajtur tri ndeshje me Hamburgun në Bundesliga 2. Në ndeshjen e fundit, ndaj Fortuna Duesseldorfit, reprezentuesi i Kosovës ishte vetëm në stol. Por Sahiti e di që është në një klub me nam dhe që ka synime të mëdha.

Hamburgu është duke pritur gjatë për kthim në Bundesligë të Gjermanisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Tifozët e futbollit e dinë kush është Hamburgu, çfarë klubi është, çfarë tifozësh i ka dhe çfarë historie të pasur ka. Nuk e ka vendin në Bundesliga 2. I ka të gjitha që u duhen një klubi të elitës.  Dhe kjo është detyra jonë këtë edicion, që të luftojmë deri në fund për kthim në Bundesligë. Unë jam lojtar i ri, dua të ndihmoj ekipin dhe klubin që të realizojmë këtë”, ka thënë Sahiti për DË.

Pas xhiros së tetë, Hamburgu është vetëm i pesti. Sahiti u transferua te Hamburgu nga Hajduku i Splitit.