Emir Sahiti me Hamburgun dhe Fisnik Asllani me Elversbergun kanë barazuar pa gola të premten në mbrëmje.
Ndeshja Hamburg – Elversberg i takoi javës së 27-të të kategorisë së dytë të futbollit gjerman.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSahiti te vendësit luajti deri në minutën e 69-të kurse Asllani e kompletoi ndeshjen te mysafirët.
26-vjeçari Sahiti ishte i grumbulluar me Kosovën për dy ndeshjet e plejofit të Ligës së Kombeve ndaj Islandës.
22-vjeçari Asllani mungoi për shkak të një lëndimi.
Hamburgu është lider me 49 pikë.
Kolni ka dy pikë më pak në vendin e dytë por ka edhe një ndeshje më pak të luajtur.
Elversbergu e zë vendin e shtatë me 41 pikë.