Sulmuesi i skuadrës KuPS në kampionatin elitar të Finlandës, Agon Sadiku, ka realizuar tjetër gol të dielën.
Ekipi i tij fitoi 3:1 në udhëtim te Jaro, dhe e ka siguruar grupin e ekipeve që do të luftojnë për titull kampioni.
Për Sadikun ishte goli i shtatë në këtë edicion, krahas dy asistimeve. 22-vjeçari ishte shënues i golit për 3:1 nga penalltia, në minutën e 73-të.
KuPS-i ka 43 pikë në vendin e dytë, aq sa ka edhe Inter Turku lider.
Sadiku ka luajtur për grupmoshat e Finlandës, ndërsa ka dy paraqitje edhe me Kosovën. Po aq ndeshje të luajtura i ka edhe me Finlandën në nivelin e seniorëve.