Futboll

Sadiku e mbyll edicionin me gol në Finlandë

Agon Sadiku

Sulmuesi Agon Sadiku e ka mbyllur edicionin në Finlandë duke shënuar gol. 

Sadiku që paraqitet për skuadrën e KuPS-it regjistroi një gol në ndeshjen ndaj HJK-së.

KuPS-i të dielën në kuadër të xhiros së fundit e mposhti në udhëtim HJK-në me rezultatin, 2:0.

22-vjeçari Sadiku e realizoi golin e parë në minutën e 19-të.

Qendërsulmuesi Sadiku kishte mundësinë që të shënonte edhe golin e dytë, por në minutën e 69-të humbi penallti.

Sadiku është i lindur në Finlandë dhe është me prejardhje nga Kosova.

Ai e kompletoi ndeshjen, kurse bashkëlojtari i tij, Doni Arifi, u paraqit deri në minutën e 79-të.

Ardit Tahiri ishte në bankën e rezervistëve te skuadra e HJK-së.

KuPS-i xhiro më parë e fitoi titullin e kampionit në Finlandë.

Sadiku e mbylli kampionatin me tetë gola të shënuar dhe dy asistime.