Vinicius Junior është shpallur më i miri i vitit sipas FIFA-s. Por trajnerët e përfaqësueseve i kanë dhënë më shumë vota Rodrit – 461. Viniciusi i kishte 438 vota të trajnerëve, ndërsa Jude Bellingham 191. Sa u takon kapitenëve, 617 vota i kishte Viniciusi, 373 Rodri e 164 Bellinghami.
Gazetarët po ashtu e kanë vlerësuar Rodrin më të mirin, me 543 vota. Viniciusi mori 538 vota të gazetarë2ve, ndërsa Bellinghami 183.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDallimi është bërë nga tifozët. Nga tifozët, Viniciusit i takuan një milion e 147 mijë e 276 vota. Rodri i kishte 264 mijë e 835 vota, ndërsa Bellingham 460 mijë e 887 vota.
Në fund Vinicius Jr i kishte 48 pikë, Rodri 43 e Bellingham 37.