Përballjet e Real Madridit me Manchester Cityn janë bërë shumë të shpeshta në vitet e fundit.
Këto dy skuadra do të luajnë dy ndeshje në një të tetën e finales së Ligës së Kampionëve, por tashmë e kanë zhvilluar mes vete një ballafaqim në këtë edicion.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë dhjetor, në “Santiago Bernabeu”, City fitoi 2:1 falë golave të Nico O’Reillyt dhe Erling Haalandit.
Këto dy skuadra kanë luajtur në pesë edicionet e fundit rresht, dhe gjashtë herë nga shtatë sezonet e fundit.
Në përgjithësi janë zhvilluar 15 ndeshje. Të dyja ekipet kanë nga pesë fitore. City i ka shënuar 26 gola, ndërsa Real Madridi një më pak.
Reali përfundoi në pozitën e nëntë në fazën e ligës, ndërsa e eliminoi Benfican 3:1 me rezultat të përgjithshëm.
City e siguroi direkt kalimin në 1/8 e finales.